Kina e sheh Tajvanin si një krahinë të shkëputur dhe është zotuar se një ditë do ta rimarrë atë. Në ditët e fundit janë shtuar presionet.
Lidhur me këtë ka folur për emisionin “ABC e Mëngjesit”, eksperti për çështjet e sigurisë globale, Dr. Dritan Demiraj, i cili ka deklaruar se Kina e konsideron presidentin e ri të Tajvanit Nacionalist.
Ai ka theksuar se Tajvani është shtëpia e 99% të çipave, pa të cilat asnjë vend i botës nuk bën.
Sipas ekspertit, një nga vendet kryesore që ka rol në prodhimin e çipave është edhe Holanda, por Kina është vendi që ka mineralet për të krijuar këto çipa.
“Në vitin ‘49 pas një lufte civile, lëvizja Nacionaliste e KMT-së ishte në një luftë me forcat e Mao Ce Dunit. Kjo luftë u arrit me fitoren e Mao Ce Dunit dhe që nga ajo periudhë Kina ka kërkuar që ndjek dhe nga partnerët një politikë të tillë.
Tajvani është shtëpia e 99% të çipave, pa të cilat asnjë vend i botës nuk bën. Është një nga elementët që e kam studiuar në mënyrë të veçantë dhe pa e studiuar nuk mund të kuptosh as gjeopolitikën dhe as ekonominë e Kinës.
Sakaq, një nga vendet kryesore që ka rol në prodhimin e çipave është Holanda. Ndërsa Kina ka mineralet për t’i krijuar këto çipa. Aktualisht, katër mijë inxhinierë të Tajvanit po punojnë në Kinë”, u shpreh Demiraj./abcnews.al