Woijciech Szczesny është kthyer në një emër goxha të lakuar nga klubet arabe në merkatot e fundit.
Portieri që ka shtatë sezone me Juventus-in, ku mbërriti për të mbushur boshllëkun e lënë nga Gianluigi Buffon dhe ia doli mjaft mirë, ka bërë që klubet nga Arabia Saudite t’i nisin oferta “Zonjës së Vjetër” për kartonin e tij.
Juves i janë ofruar 15 milionë euro për të blerë kartonin e polakut, teksa vetë lojtarit i është propozuar një pagë prej 30 milionë euro për dy sezone, megjithatë vetë Szczesny nuk e merr në konsideratë një lëvizje të tillë, pasi dëshiron të vazhdojë karrierën te “bardhezinjtë” e Serie A./ h.ll/abcnews.al