Sulmet kibernetike shkaktojnë kaos, disa spitale në Londër anulojnë operacionet

schedule18:19 - 4 Qershor, 2024

schedule 18:19 - 4 Qershor, 2024

Spitalet në Londër janë detyruar të anulojnë disa operacioneve mjekësore, kjo për shkak se ranë pre e sulmeve kibernetike. Disa nga spitalet që u prekën nga këto sulme ishin, King’s College dhe Guy’s & St Thomas.

Këto sulme patën ndikime të mëdha në shumë departamente spitalore.

“Kjo situatë ka pasur pasoja të konsiderueshme për shërbimet tona dhe janë prekur veçanërisht transfuzionet e gjakut”, shtoi tha Ian Ambs, kryetar i Fondacionit Guy’s dhe St Thomas NHS.

Disa procedura mjekësore u anuluan, ndërsa pacientët u dërguan në klinika të tjera.

/abcnews.al/