Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se shprehu vlerësimin e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Jam i kënaqur të nis vizitën time në Rumani me një takim shumë produktiv me Presidentin @KlausIohannis. Si aleatë të NATO-s, ne jemi të përkushtuar për të rritur bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Shpreha vlerësimin e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Hasani.
Pleased to kick off my visit to Romania ?? with a highly productive meeting with President @KlausIohannis.
As NATO allies, we are committed to enhancing our cooperation for regional security and stability. I expressed Albania’s deep appreciation for Romania’s steadfast support… pic.twitter.com/aARvRGetRr
— Igli Hasani (@IgliHasani) June 4, 2024
Kujtojmë që ministri Hasani, gjatë kësaj vizite në Rumani, do të zhvillojë disa takime dypalëshe me zyrtarët më të lartë të vendit, si: Ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu; Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, Catalin Predoiu, Ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, Simona Brucura Oprescu dhe me Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit, Titus Corlatean./abcnews.al