Në Shëngjin vijonë punimet për ngritjen e qendrës së emigrantëve, të cilët do të vijnë nga shteti fqinj, Italia.
Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se aktualisht po punohet për murin rrethues brenda kampit. Ndërkaq janë shtuar masat e sigurisë, pasi të mërkurën, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të inspektojë punimet në Shëngjin me kryeministrin Edi Rama.
“Aty ku në fakt, ritmet kanë qenë më të shpejta. Do të jetë muaji nëntor kur do të vijnë emigrantët. Gjithçka është e koordinuar, kanë udhëtuar mjete të shumta të policisë. Në Gjadër, ka lëvizje të shumta të toazhit të rëndë për të punuar për ngritjen e kampit. Ngritja e murit rrethues dhe po punohet për bazamentin, pjesën hyrëse të zonës ushtarake. Janë marrë masa sigurie. Në Gjadër jemi akoma në fazat fillestare. Ka pasur një vonesë për procedurën e nisur. Është punuar me hapjen e trasesë, muri rrethues është një nga elementët e parë të sigurisë. Do të ketë prani të shtuar të rojeve, do të monitorojnë gjatë gjithë kohës këtë kamp.
Ka pasur një prezencë të shtuar, të ardhura nga Tirana. Të paktën, janë rreth 100 efektivë që kanë ardhur drejt Lezhës, sigurisht, për t’u vendosur në Lezhë dhe në Gjadër.”, raportoi gazetari Figuri./abcnews.al