Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se është “i emocionuar” që ka marrë një ftesë për të folur në Kongresin e SHBA.
“Jam i emocionuar me privilegjin të përfaqësoj Izraelin para të dy dhomave të Kongresit dhe të prezantoj të vërtetën për luftën tonë të drejtë kundër atyre që po përpiqen të na marrin jetën”, shkroi Netanyahu në X.
Ndërkohë, Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid i kërkoi qeverisë të mos injorojë marrëveshjen e propozuar nga Presidenti Joe Biden të premten.
“Një marrëveshje është në tavolinë dhe duhet të përfundojë,” tha ai.
/abcnews.al