Champions League/ Gjithçka gati për finalen e madhe, Edin Terzic zbulon formacionin e Borussia Dortmund

schedule19:56 - 1 Qershor, 2024

schedule 19:56 - 1 Qershor, 2024

Është sfida që mbyll zyrtarisht sezonin 2023/2024. Mbrëmjen e kësaj të shtune, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund do të kërkojnë të përsërisin fitoren historike, ndaj Juventus, në vitin 1997, në finalen e madhe, të UEFA Champions League, mirëpo ndryshe nga sfida e “Olympiastadion”, në mitikun e “Wembley” përballë djemve të Edin Terzic do të jenë 14 herë fituesit e këtij kompeticioni, “Galaktikët” e Real Madrid.

Pas publikimit të formacionit zyrtar nga ana e “Galaktikët”, tashmë edhe tekniku Edin Terzic ka zbuluar rreshtimin e “Verdhezinjve” të tij, ku në portë nuk ka sesi të mungojë Kobel. Në krahët e mbrojtjes janë Ian Maatsen e Ryerson, me qendrën që mbulohet nga Mats Hummels dhe Schlotterbeck. Më të tërhequr në mesfushë pozicionohen Emre Can e Sabitzer, ndërsa Julian Brandt, Jadon Sancho e Adeyemi vendosen pas “bomberit” Fullkrug.

Sa i përket Real Madrid, rreshtimi është ai i zakonshmi 4-3-1-2, ku në portë ashtu siç kishte premtuar tekniku italian është rikthyer Thibaut Courtois. Në krahët e mbrojtjes janë Carvajal e Ferlan Mendy, me qendrën që mbulohet nga Rudiger e kapiteni Nacho. Mesfusha me tre përbëhet nga Valverde, Camavinga e Toni Kroos, ndërsa në sulm janë tre “yjet”, Jude Bellingham, Rodrygo e Vinicius Junior. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: