Është sfida që mbyll zyrtarisht sezonin 2023/2024. Mbrëmjen e kësaj të shtune, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund do të kërkojnë të përsërisin fitoren historike, ndaj Juventus, në vitin 1997, në finalen e madhe, të UEFA Champions League, mirëpo ndryshe nga sfida e “Olympiastadion”, në mitikun e “Wembley” përballë djemve të Edin Terzic do të jenë 14 herë fituesit e këtij kompeticioni, “Galaktikët” e Real Madrid.
Gjermanët vijnë në finale pasi përshkuan një rrugëtim “ëndrrash”, duke filluar që nga grupi i “ferrit”, Grupi F, ku arriti të kalojë dhe të dilte e para në renditje, ku përballë kishte ekipe “gjigante” të futbollit evropian, si Milan, Neëcastle e PSG, për të vazhduar në fazën me elemin direkt ku kaluan fillimisht PSV e Atletico Madrid, në 1/16-at e çerekfinale.
Surpriza më e madhe erdhi në raundi e parafundit, atë gjysmëfinal, ku kundër çdo parashikimi eleminuan nga gara, një prej favoritëve të momentit, kampionët francezë, të Paris-Saint Germain, me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0, duke sfiduar tanimë “pronarët” e “veshëllapushes”, në një përballje që pritet të jetë spektakolare.
Nga ana tjetër, “Los Blancos” e teknikut Carlo Ancelotti kapin një tjetër finale, duke e çuar në 19 numrin e finaleve të luajtuar dhe në rast suksesi trofeu do ishte i 15-ti, për “gjigantët” spanjollë, të cilët i besojnë “yjeve” të tyre Jude Bellingham, Vinicius Junior e Rodrygo, për triumfin e madh në tokën angleze. /i.m /abcnews.al