Për sulmin ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi ka reaguar sërish Dhoma e Avokatisë e cila ka paralajmëruar se do të të përshkallëzojë qëndrimin e saj me qëllim mostolerimin e dhunës fizike ndaj avokateve, si dhe në mbrojtje të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tyre.
Sipas “Dhomës”, dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit.
Komiteti Drejtues i Dhomes, shpreh keqardhjen për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të tij, nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, per atë ç’ka i ndodhi kolegut të tyre.
Lidhur me këtë ngjarje, ndryshe nga policia e shtetit që e referoi ngjarjen për veprën penale “vrasje e funksionarëve të lartë e mbetur në tentative dhe goditje e gjyqtarit apo funksionarëve të të tjerë Prokuroria e Tiranës e regjistroi për një vepër penale më të lehtë siç është ajo e ‘Plagosjes së rendë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe goditja e gjyqtarit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë.