Polici meksikan i ekzekutuar nga dy persona të armatosur që e qëlluan me 155 plumba është identifikuar si Eduardo Triana Sandoval.
Sandoval, 32 vjeç, veproi si vëzhgues për anëtarët e tjerë të kartelit kur u arrestua Ovidio Guzman, djali i El Chapo.
Cristóbal Castañeda Camarillo, shefi i Sekretariatit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile Sinaloa, konfirmoi rolin e oficerit të policisë të rënë në arrestimin e Guzman.
Ai gjithashtu ishte pjesë e njësisë policore të kapur në një përleshje me armë për të arrestuar Guzman. Megjithatë Ovidio u lirua menjëherë nga autoritet e sigurisë, për shkak të luftës së përgjakshme që ishte zhvilluar mes anëtarëve të kartelit të babait të tij dhe policisë meksikane./abcnews.al