Kremlini thotë se Ukraina tashmë po përpiqet të godasë objektivat brenda Rusisë me armë amerikane – më pak se një ditë pasi Joe Biden i dha Kievit dritën jeshile për ta bërë këtë.
Zëdhënësi i presidenti rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov deklaroi se: “Ajo që dimë është se në përgjithësi, tashmë ka përpjekje për të goditur territorin rus me armë të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara”.
“Kjo është e mjaftueshme për ne dhe flet shumë për shkallën në të cilën Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në konflikt”, shtoi Peskov.
Ai nuk specifikon se çfarë përpjekjesh janë bërë nga Ukraina për të goditur brenda Rusisë, shkruan Sky News.
Peskov fajëson Perëndimin për përshkallëzimin e konfliktit dhe sipas tij, mbështetja për Ukrainën në Evropë po rritet deri në pikën e “histerisë së paraluftës”.
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev tha më herët se goditja e Ukrainës me armë amerikane brenda Rusisë mund të nënkuptojë luftë me NATO-n./abcnews.al