Mohoi Holokaustin, del në gjyq 95-vjeçarja gjermane

schedule15:43 - 31 Maj, 2024

schedule 15:43 - 31 Maj, 2024

Një 95-vjeçare është urdhëruar të dalë në gjyq në Gjermani për akuzën e nxitjes, njoftuan sot autoritetet. Ursula Haverbeck u dënua me 10 muaj burg në nëntor 2015 për mohimin se regjimi nazist gjerman vriste sistematikisht njerëz në kampin e përqendrimit në Aushvic.

Haverbeck i bëri komentet e saj gjatë gjyqit të vitit 2015 kundër të ish-anëtarit eses nazist, Oskar Groning, roje dhe administrator në Aushvic. Groning, i cili vdiq në vitin 2018, u dënua për bashkëpunim në vrasje në vdekjen e 300 000 njerëzve.

Në një intervistë televizive me transmetuesin publik rajonal NDR ajo tha se ”nazistët nuk e përdorën Aushvicin si një kamp shfarosjeje”. Ajo gjithashtu dyshohet se u tha gazetarëve që mbulonin gjyqin e Groning-ut se Aushvici ishte thjesht një kamp pune.

Të paktën 1,1 milionë njerëz u vranë nga nazistët në kompleksin e kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau. Haverbeck është e popullarizuar në mesin e ekstremit të djathtë në Gjermani.

Ajo është përballur disa herë me ndjekje penale për deklaratat e saj në Gjermani, ku gjuha e urrejtjes dhe mohimi i Holokaustit janë të ndaluara me ligj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!