Përmbushet amaneti i Endri Kekos/ Botohet pas 35 vitesh ditari sekret i pionerit të Kinostudios

schedule15:41 - 31 Maj, 2024

schedule 15:41 - 31 Maj, 2024

Amanet që nuk e tret as dheu. Kështu e quan i biri, Ilir Keko ditarin e botuar për kineastin e shquar Endri Keko.

“Une sot ndihem shume mire dhe pse mund te jem i emocionuar sepse kam hequr nga supet nje gur te madh dhe te renda qe e mbanjta 35 vite. Amanetin nuk e tret as dheu.”

Libri vjen me rastin e 100-vjetorit të tij të lindjes së Endri Keko, me dëshmi dhe shënime nga jeta e kieastit, por edhe gjithë familjes së artistëve Keko, të cilat djali i familjes Ilir Keko i ka ruajtur me fanatizëm.

“Kam qene gjithmone ne dilemen e madhe mes jo dhe po. Gjithnje mendoja a eshts e pergatitur shoqeria shqiptare per ta pranuar realitetin e diktatures sic ka qene.”

Regjisori dhe miku Piro Milkani e cileson si nje homazh per brezat e artisteve qe sakrifikuan ne diktature

Mevlan Shanaj vlereson anen e historise se dokumentarëve prej syrit dhe mendjes se tij

Cifti Keko, Endri dhe Xhamfize mbeten nder me te dashurit ne historine kinemase shqiptare./abcnews.al