Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish administratorit të kompanisë DIA Kastriot Ismailaj, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë që e dënoi atë me 11 vite burg.
Në maj të 2018-tës, gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke e dënuar Ismailaj me 11 vite heqje lirie për atë që njihet si afera CEZ-DIA.
Ismailaj u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, për mbledhjen e borxheve të prapambetura të CEZ.
Në atë kohë , ai u akuzua se mori nga kompania CEZ rreth 6.5 milionë dollarë, për një shërbim që nuk e kishte kryer.
Kastriot Ismailaj u lirua nga burgu shtatorin e kaluar , pas 9 vitesh nga momenti i arrestimit për shkak se mbaroi dënimin e dhënë.
/abcnews.al/