Një 33-vjeçare shqiptare është dhunuar nga një 27-vjeçar, shtetas palestinez. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Omonia në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se i dyshuari si autor i kësaj ngjarje të rëndë, e ka goditur 33-vjeçaren, Gabriela Çelaj më thikë, e ka përdhunuar dhe më pas e ka lidhur në një ndërtesë të braktisur.
Gruaja u dërgua në spital për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar thikën e përdorur nga autori. 27-vjeçari është arrestuar nga policia.
/abcnews.al/