“Jam martuar 3 herë, dy herë me të njëjtën grua”, befason Shundi: Në shtëpi më kanë përkëdhelur

schedule10:54 - 31 Maj, 2024

schedule 10:54 - 31 Maj, 2024

Aktori dhe regjisori, Naun Shundi i ka befasuar të gjithë me historinë e jetës së tij. Ai ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” se është martuar tri herë dhe dy herë më të njëjtën grua. Madje, ka thënë që në qoftë se do t’i jepej mundësia do të martohej sërish me të.

Shundi ka treguar se në shtëpi është i vetmi mashkull dhe ndjehet tepër i përkëdhelur.

“Unë kam vetë dy vajza, të dyja vajzat kanë nga një vajzë dhe më ka qëlluar që dhe gruan e kam vajzë, kështu që më kanë rrethuar femrat. I vetmi mashkull që kam në shtëpi është një maçok.

Është kënaqësi e madhe, sepse ndihesh i përkëdhelur, jo për fajin tim, por vërtetë më kanë përkëdhelur. Nuk më vjen mirë për këtë sepse më kanë bërë të pazotë. Nuk flas për teatrin, por në përgjithësi.

Është gjë e bukur të martohesh, unë jam martuar tre herë, dy herë me të njëjtën grua. Sa herë që të kem mundësi të martohesha, do të martohesha po me të njëjtën grua, po me Mondën. Besoj që arsyeja është që kuptojmë mirë njëri-tjetrin dhe vlerësojmë anën pozitive që ka gjithsecili, unë të asaj dhe ajo të miat. Edhe bëjmë sikur nuk i shikojmë gjërat që tek partneri nuk na pëlqejnë”, tregoi aktori./abcnews.al