Bayern Munchen transformohet sa herë që përballë ka verdhezinjtë e Dortmundit. Ekipi bavarez fitoi 4-0 në “Alianz Arena”. Miqtë gabuan në minutën e 17-të, harruan Levën në zonë dhe polaku ndëshkoi me kokë.
Lewandovski ka gjetur rrugën e rrjetës në 11-të ndeshjet e para të kampionatit, nuk ka ndërmend të ndalet dhe vazhdon të thellojë rekordin e tij. Pjesa e parë nuk pati më gola, ndërsa e dyta nisi sërish me festë bavareze.
Serge Gnabry dërgoi në rrjetë asistin e Muller pas një kundërsulmi të shpejtë dhe në stadium nisi festa. Dortmundi tentoi të reagojë, por golin e gjeti sërish Lewandovski. Rrjeta e 16-të në kampionat për 31-vjeçarin, i cili kombinoi bukur me Muller dhe mposhti Burkin. Katër minuta më pas erdhi edhe “pokeri”.
Hummels devijoji gabimisht në portën e tij gjuajtjen e Levës dhe vulosi fitoren 4-0 të kampionëve në fuqi. Ky sukses e ngjit Bayernin në vend të tretë me 21 pikë, një më pak se Gladbahu, që pret nesër në shtëpi Werder Bremenin e Milot Rashicës.
Bayern Munchen – Borussia Dortmund 4-0
(Lewandovski 17′, 76′, Gnabry 47′, Hummels (aut) 80′)