Kombëtarja vazhdon përgatitjet për Euro 2024. Të gjithë lojtarët janë tashmë në dispozicion të trajnerit Sylvinho, ndërsa neser nisen për në fazën stërvitore në Austri.
“Sylvinho dhe futbollistët zbritën në fushën stërvitrore në fushën e futbollit. 23 lojtarë janë aktualisht në dispozicion të teknikut. Seferi, Gjimshiti dhe Abrashi do të bashkohen me skuadrën kuqezi në Austri, më 3 qershor. Pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të Sylvinhos. Dy seancat e para, u zhvilluan me dyer të mbyllura. Vetëm pjesa e nxehjes do të jetë e hapur për mediat, më pas, dyert do të mbyllen sërish.
Sylvinho do të vijojë me përgatitjen taktike. Sylvinho ka grumbulluar dy futbollistë nga U-21. Kombëtarja e Shqipërisë do të niset nesër pasdreke në Austri, për 1 javë do të vijojnë përgatitjet”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Nertan Prifti./abcnews.al