Unaza e Tiranës, drejt fundit/ Janë mbyllur 70 përqind e punimeve

schedule11:16 - 30 Maj, 2024

schedule 11:16 - 30 Maj, 2024

Ndërtimi i unazës së Madhe ë Tiranës po ecën me ritme të shpejta. Kreu i qeverisë Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale punimet në lotin e 7 , ku deri tani janë realizuar rreth 70% e punimeve.

Unaza e Madhe e kryeqytetit  është një segment me një gjatësi prej 27 kilometrash të gjatë, e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh.

Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.

Përfundimi I këtij projekti pritet të ulë ndjeshëm trafikun në kryeqytet ndërsa punimet parashikohet të përfundojnë në fund të këtij viti.