Jeta në New York dhe karriera politike/ Adel Lami, vajza nga Tirana mes baletit, modës dhe politikës

schedule08:43 - 30 Maj, 2024

schedule 08:43 - 30 Maj, 2024

Adel Lami, balerinë, fashion bloggere dhe njëkohësisht këshilltare politike e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC Neës, foli për jetën e saj në Shtetet e Bashkuara, mes studimeve dhe baletit.

Ajo rrëfeu pasionin për baletin, ku tha se ka marrë pjesë në një ‘show’ shumë të famshëm amerikan, siç është “The real dirty dancing”.

“Në 2021-in nisa mësim në Harvard pas shumë provimeve dhe shumë studimeve. Ka qenë një dëshirë që është lindur dhe rritur me mua. Në Harvard kam bërë masterin për ‘qeveri të brendshme’. Tani punoj si këshilltare legjislative politike për një përfaqësues politik. Unë e kisha vizituar universitetin në 2016-ën, dhe nuk e kisha ëndërruar kurrë që një ditë do të studioja aty. Prindërit e mi kishin 10 vite që tentonin të më vizitonin në Amerikë dhe nuk kishin mundësi.

Unë kam qenë pjesë një show të famshëm amerikan, “The real dirty dencing”, quhet. Trajtimi i balerinëve që u bëhet këtu në SHBA, uroj që të bëhet edhe në Shqipëri. Punonim nga mëngjesi deri në darkë, aty kuptova se çfarë ishte profesionalizmi.”, tha ajo.