Shqipëria, ka shanse në EURO 2024? Gjoka: Shpresoj të jemi ekipi surprizë. Pano: Kemi më tepër shanse me ekipet e mëdha

schedule21:11 - 29 Maj, 2024

schedule 21:11 - 29 Maj, 2024

Shqipëria do të përballet me tre emra të mëdhenj të futbollit evropian, si Spanja, Kroacia dhe Italia, në kampionatin evropian EURO 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Por sa shanse ka ekipi kombëtar në “grupin e ferrit”? Trajneri Ernest Gjoka shpreson që Shqipëria të jetë ekipi surprizë i këtij evropiani.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjoka u shpreh se në futboll, nuk ka asgjë të pamundur.

Ndërsa ish futbollisti i kombëtares dhe Partizanit, Ledio Pano deklaroi se Shqipëria ka më shumë shanse me ekipet e mëdha se me ekipet e vogla.

Pjesë nga diskutimi

Ernest Gjoka: Po nuk ishin të frikshëm Italia, Spanja dhe Kroacia, kush do jetë i frikshëm? Asgjë nuk ka të pamundur në futboll. Në çdo Botëror dhe Evropian, ka gjithmonë një skuadër që bën dallimin, që mund të jetë skuadër modeste, e vogël. Surprizën. Shpresoj që këtë vit të jemi ne. Ky është parashikimi im. Të jemi surpriza ne.

Ledio Pano: Po ta marrësh nga emrat, emrat janë të mëdhenj për futbollin evropian, padiskutim. Futbolli është i paparashikueshëm, edhe unë besoj që më tepër ne kemi shanse me ekipet e mëdha se me ekipet e vogla. Italia nuk do ta ketë të lehtë. Stadiumet do të jenë plot me shqiptarë, ky është një plus i madh. Do jetë shumë më e tepërt dhe më e zjarrtë tifozeria.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!