Barazim ndaj Spanjës dhe Italisë? Ledio Pano: Do ishte një sukses për kombëtaren

schedule20:53 - 29 Maj, 2024

schedule 20:53 - 29 Maj, 2024

Ish lojtari i kombëtares dhe Partizanit, Ledio Pano thotë se një barazim ndaj Spanjës dhe Italisë në EURO 2024, do ishte sukses i madh për kombëtaren shqiptare.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Pano u shpreh se Shqipëria mund të bëjë diçka ndaj kundërshtarëve në “grupin e ferrit”.

“Po i morë 3 pikë, po i more barazimin Italisë dhe Spanjës, ajo është sukses pastaj. Pavarësisht se nuk je një pikë sipër evropianit tjetër, por që ke marrë rezultate pozitive, padiskutim. Ndeshjen e parë e luan me Spanjën, ndërsa me Shqipërinë, thotë vazhdoj me tre pikë, pastaj me Italinë e kam më të lehtë. Gjithmonë, Italia në evropiane dhe botërore, ndeshjen e parë e ka pasur me siklet.  Unë nuk besoj se ka njeri që i del kundra Sylvinhos apo këtij ekipi kombëtar. Për lojën apo për mënyrën se si Sylvinho për përgatit ekipin për evropian, unë nuk kam dëgjuar fjalë të këqija. Të gjithë besojmë që ky ekip, pavarësisht gjërave të vogla që ka, mund të bëjë diçka përballë këtyre ekipeve”, theksoi ai./abcnews.al