Zgjedhjet e pjesshme lokale në Serbi/ Sadriu: Kurti ndjek të njëjtën retorikë si në Maqedoninë e Veriut, dhe në Preshevë

schedule16:36 - 29 Maj, 2024

schedule 16:36 - 29 Maj, 2024

Kujtim Sadriu, analisti nga Presheva në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News foli për zgjedhjet e pjesshme lokale në Serbi.

Ai u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ndjek të njëjtën retorikë si në Maqedoninë e Preshevës, ashtu edhe në Preshevë. Ndër të tjera ai aludoi se fondi i Kosovës po manipulohet.

“Kurti po bën të njëjtën gjë edhe këtu. Është vërtetuar se Arifi ka pasur të drejtë pasi Kurti është duke mbështetur partinë për veprim demokratik. Në mënyrë kronologjike dua të them se shteti i Serbisë ne nuk ka konsideruar si qytetarë të saj. Kjo është një parti destruktive dhe është e stërvitur nga Millosheviç. Mustafa është emëruar në mënyrë joligjore pasi nuk janë përfillur ligjet. Ka ardhur me zarf dhe jetë e them me përgjegjësi penale.

Fondi i Kosovës është duke u manipuluar. Dyshoj se persona të afërt të Kurtit, po manipulojnë njerëzit në Preshevë. Kjo deri sot këtë përçarje nuk e mbaj mend, na ka futur frikën në palcë, në vend të punojë për bashkimin e faktorit shqiptarë, bën të kundërtën. Ne Kosovë e kemi shtetin më të afërt, por është duke na shuar shpresat. Duhet të na shohë si qytetarë të barabartë.”, u shpreh analisti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!