Mburremi me të drejtë se jemi super në lojën ofensive. Kjo është e vërtetë për kombëtaren shqiptare, endërsa ka polemika për lënien jashtë të Cikalleshit dhe Uzunit, por një profesionist i njohur si ish-zv. trajneri i kuqezinjve, Farruk Sejdini, shkon një hap më tej edhe se Silvinjo.
Në intervistën për ABC News, veterani i stolit vlerëson zgjedhjet e brazilianit.
“Nuk është se fjeti në darkë dhe në mëngjes u kujtua. Sylvinho mund të ketë javë apo muaj pa gjumë që studion lojtarët, por edhe kundërshtarët. Do bësh idenë tëndë por duhet të dish edhe kundërshtarët që ke” tha ai.
Sejdini thotë sesi do të luajë kombëtarja në Gjermani.
“Ndoshta nuk do ishte nevoja për kaq shumë sulmues, do luajmë për 3-4 raste që mund të na krijohën dhe të shënojmë.” vijon Sejdini, ndërsa komenton edhe lënien jashtë listës së Cikalleshit.
Ish-trajneri I Dinamos komenton lënien jashtë të Cikalleshit, dhe kujton një rast nga koha e tij.
“Një X futbollist, që ka luajtur 90% të ndeshjeve që nuk përfshihet tingëllon pak keq, po futbolli kështu është këto histori i kemi heq edhe ne.” tha ai.
A mund të shkaktojë surprizën kombëtarja në Euro 2024?
“Ekipi ka mundësi duhet të futen si ustallarë, por duhet të punojnë të gjithë si çirakë”/abcnews.al