Dhunohet avokati në Tiranë, Sokol Mëngjesi u godit nga disa persona në zonën e ish-bllokut

schedule10:44 - 29 Maj, 2024

schedule 10:44 - 29 Maj, 2024

Avokati Sokol Mëngjesi është dhunuar nga tre persona. Mësohet se autorët i kanë shkaktuar dëmtime serioze në trup dhe për pasojë është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në zonë e ish-bllokut në Tiranë.

Gazetari Ervin Leka ka dhënë detaje të reja lidhur me sulmin ndaj avokatit. Sipas hetimeve dyshohet se autorët e kanë vëzhguar duke ndjekur me detaje lëvizjet e avokatit.

Një nga pistat kryesore e dhunës ndaj avokatit dyshohet se është për një konflikt për çështje pronësie, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera që lidhen edhe me detyrën.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjares. Policia ka sekuestruar kamerat, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka qenë duke dërguar fëmijën në shkollë, kur është dhunuar.

/abcnews.al/