SHBA nuk po mbyll një sy ndaj viktimave në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë këtë të martë në përgjigje të sulmit izraelit në një kamp, në të cilin u vranë 45 persona.
“Megjithatë, nuk do të ketë asnjë ndryshim në politikën e Amerikës për mbështetjen e Izraelit”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni), nga ana e tij, shprehu besimin se operacioni izraelit në Rafah është ende i kufizuar.
“Ne ende besojmë se ajo që po ndodh në Rafah, ajo që po bën ushtria izraelite, është e kufizuar në shtrirje. Ne e marrim shumë seriozisht atë që ndodhi këtë fundjavë. Të gjithë i kemi parë fotot, ato janë absolutisht të tmerrshme. A e mbështesim atë që ndodhi këtë fundjavë? Sigurisht që ne nuk duam të shohim një vdekje të tillë”, tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.
Rreth një milion njerëz janë larguar tashmë nga Rafah në tre javët e fundit dhe fillimin e operacionit tokësor të ushtrisë izraelite, tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë./abcnews.al