Gruda në qendër të vëmendjes, “gjigantët” e Bundesliga pas talentit shqiptar

schedule11:56 - 28 Maj, 2024

schedule 11:56 - 28 Maj, 2024

Futbollist shqiptar Brayan Gruda është ftuar nga Julian Nagelsman te Gjermania “për të plotësuar numrin” derisa të ketë të plotë skuadrën për Euro 2024 dhe pikërisht ky grumbullim e ka vendosur “fantazistin” e talentuar të sulmit në qendër të vëmendjes të “gjigantëve” të futbollit evropian.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, dy skuadra të Bundesliga janë të interesuar për futbollistin që luan te Mainz, me 19-vjeçarin që kërkohet nga “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, kampionë në fuqi të Gjermanisë dhe “gjigantët” e Bundesliga, Bayern Munich.

Duke parë këtë interesim të madh, klubi i ka vendosur çmimin 50 milionë euro futbollistit, shifër kjo e përballueshme nga “Bavarezët”, por pritet të shohim se çfarë do të ndodh në vijim. Ndërkaq, kujtojmë se Gruda sezonin e kaluar luajti 28 ndeshje duke shënuar katër gola dhe dhuruar tre asiste. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!