Sulmi në Rafah mbledh me urgjencë OKB, 3 shtete njohin sot Palestinën

schedule08:27 - 28 Maj, 2024

schedule 08:27 - 28 Maj, 2024

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent sot për të diskutuar rreth sulmit vdekjeprurës izraelit në një kamp të zhvendosurish në qytetin jugor të Rafahut. Takimi u kërkua nga Algjeria.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antònio Guterres dënoi ashpër të hënën këtë ofensivë të Izraelit.

“Unë dënoj veprimet e Izraelit që vranë shumë civilë të pafajshëm që kërkonin vetëm strehim nga ky konflikt vdekjeprurës. Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Ky tmerr duhet të ndalet”, tha Guterres në X.

Ndërkohë, Spanja, Norvegjia dhe Irlanda do të njohin sot zyrtarisht shtetin palestinez. Liderët e këtyre vendeve pritet të zhvillojnë një konference për shtyp në Bruksel, siç njoftuan javën e kaluar, duke shkaktuar zemërim te qeveria izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!