Daja: Ja pse ndryshuam skemë, fitore e rëndësishme për moralin

schedule15:38 - 9 Nëntor, 2019

schedule 15:38 - 9 Nëntor, 2019

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, pas ndeshjes me Bylisin, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport analizoi gjithccka ndodhi në fushën. Ekipi i tij vazhdon të pësojë shumë, por i gëzohet tre golave të realizuar.

“Luajtëm me tre mbrojtës. Krahët zbritën më pas, pasi nuk janë mësuar të luajnë përpara. Elezi dhe Vitija ishin për herë të parë titullar. Krasniqi sakrifikoi. Për këtë arsye punuam gjatë kësaj jave me këtë modul. Ishte lojë e bukur, në fund na buzëqëshi fati ne. Lojtarët e patën meritën e fituar”.

“Bylisi shtyn shumë përpara me dy mesfushorët e qendrës, bëjnë presing lart. Krijojnë hapësira mes mbrojtjes dhe mesfushës dhe kishim punuar ta shfrytëzonim me topat pas shpine me Bregun dhe Gripshin. Krasniqi nuk e bënte dot prej gjendjes që ka. E kishim menduar mirë, penalltitë u morën në këto hapësira”.

“Përmbysja e Bylisit? Me rëndësi që fituam, fillimisht. Na duhej për moral. Humbja do na rëndonte psikologjikisht.  Më vjen keq për golin e dytë të pësuar, që humbëm një top të dytë. Nuk ishim të vëmendshëm. Brenda lojës janë të tria rezultat dhe na kënaq fitorja. I pranojmë rezultat që prodhohen në fushë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!