“I kam kërkuar Guvernatorit të Bankës dy pika”, Braçe: Dakord që mikrokreditë të mbyllen, por mos më thoni komunist

schedule21:14 - 27 Maj, 2024

schedule 21:14 - 27 Maj, 2024

Skema e mashtrimit të qytetarëve nga subjekti financiar MCA dhe Final është më keq se rasti i firmave piramidale.

Lidhur me këtë, deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar në emisionin “Real Story” se i ka kërkuar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dy pika, interesat dhe penalitetet, edhe ai i ka bërë të gjitha.

Braçe ka theksuar se është dakord që mikrokreditë të mbyllen, por që më pas mos t’i thonë komunist.

“I kam kërkuar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dy pika, interesat dhe penalitetet. I ka bërë të gjitha. Banka e Shqipërisë ka marrë vendim që vlera e penaliteteve të mos jetë më e madhe se sa 30% e pjesë së mbetur pa shlyer të kredisë. Nuk ka qene kurrë 30%. Ca ka bërë MCA? Ka shkelur pikërisht ketë rregull. Pse i është pezulluar licensa? Sepse i është pezulluar sepse ka shkelur këtë rregull, e kanë kontrolluar dy herë.

Unë jam shumë dakord që të mbyllen, por mos më thoni komunist pastaj. Unë mendoj që Banka e Shqipërisë është në rrugë të mirë se kam marrë në administrim dy kompanitë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!