Zgjedhjet europiane dhe turi i kryeministrit/ Braçe: Ka një rrezik të madh, Rama po bën mirë që po i orienton shqiptarët

schedule20:52 - 27 Maj, 2024

schedule 20:52 - 27 Maj, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar në emisionin “Real Story” se kryeministri Edi Rama po bën mirë që po i orienton shqiptarët përmes tureve të tij. Kjo pasi sipas sipas Braçes, pas zgjedhjeve europiane mund të jetë një rrezik shumë i madh.

Në këtë mënyrë, Braçe thotë se Rama udhte të vazhdojë të japë kontrubutin e tij për këdo brenda dhe jashtë Europës.

“Le Pene mund të jetë një forcë shumë e madhe që mund të ndikojë në Europë. Ajo që mua më shqetëson është marrëdhënia e të djathtës ekstreme me Kinën. Do të ketë një ndikim shumë të madh dhe për ndikimin e BE. Patjetër që forcat liberale duhet të reflektojnë, ato protestat e fermerëve nuk do të ishin të tilla në rast se Brukseli nuk do të kishte një reagim të tillë.

Ka një rrezik shumë të madh dhe unë mendoj që Rama po bën mirë që po i orienton shqiptarët. Është evidente që mënyra se si flet dhe mënyra se si i merr shembujt, përtej shqiptarëve të vjetër si arvanitasit apo arbareshët.

Ne jemi një vend që keni një farë kahu drejt të cilit kemi krijuar rrugën e shpresës. Edi Rama po bën shumë mirë që po jep kontributin e vetë dhe që duhet të vazhdojë akoma më shumë jo vetëm për ata që janë brenda në Europë.

Unë di që maskarenjt kanë filluar të bëjnë pyetje dhe këtu nuk jeni ju. Me komisionin e dezinformimit po presim që partitë të bëhen pjesë e këtij komisioni. Jam munduar shumë që në këto javët e fundit që kur u nënshkrua një protokoll nga sekretari Blinken dhe me Kosovën javën e shkuar. Unë mendoj që ndërhyrjet sa i takon proceseve janë themelore për t’u hetuar në këtë moment”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!