Këngëtarja Eneda Tarifa në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për muzikën dhe bashkëpunimin me Devis Xherahun, ku sëbashku kanë sjellë këngën e re “pa para”.
“Ishte një dëshirë e hershme e Devis Xherahut dhe më në fund u bë realitet. Kjo është vetëm kënga e parë e verës. Në qershor do të nxjerr një material timin, në korrik një tjetër. Kam disa këngë të bukura dhe besoj në fillim tetori apo në mes tetori do të lancoj albumin tim”, tregoi ajo.
Gjatë kësaj interviste ajo tregoi edhe vlerësimin e saj që merr nga publiku për të cilin tha se bën të ndjehet shumë mirë.
“Një këngë që ka arritur pjekurinë e vet dhe të njihet në të gjithë shqiptarinë do minimumi 4-5 vjet. Unë synoj tek hitet dhe jo tek suksesi i shpejtë, apo tekstet e shpejta të konsumit. Unë besoj që po bëj një punë të mirë dhe besoj që do të sjell një tjetër xhevahir në gjerdanin e krijimtarisë time”, u shpreh Eneda Tarifa.
Kësaj interviste iu bashku edhe Devis Xherahu, nëpërmjet një videomesazhi të shkurtër.
“Pa para nuk bëhet qejfi këtë i them Enedës, por asaj nuk i mbushet mendja. Ky duet është bërë më shumë dashur. Ky duet është bërë me shumë energji pozitive dhe ky bashkëpunim është kënga e fundit që shkroi i madhi Jorgo Papingji një javë përpara se të largohej nga jeta. Në fund të këngës në xhirimet ku kemi qenë kemi takuar disa turistë, dëgjuan këngën dhe u bashkuan me ne dhe donin të ishin pjesë e këtij videoklipi dhe u bënë. Enedkës i uroj shëndet energji pozitive”, është shprehur ai nëpërmjet këtij videomesazhi.
/abcnews.al/