Në Sarandë turistët kanë mbërritur më herët këtë vit.
Kryesisht grekë, spanjollë e vizitorë nga vendet nordike kanë mbushur hotelet që në pranverë.
“E veçanta sivjet është që sezoni ka filluar një muaj me përpara nga viti i vjetshëm, por është në 30%, por rendësi ka qe të ketë lëvizje dhe të fillojë të shtrohet si gjë.”
Printimet kanë nisur prej fundit të vitit të shkuar e kjo i ka shtuar pritshmërie e operatorëve për këtë sezon turistik.
Por për t’ju përgjigjur fluksit në rritje punonjësit nga Saranda nuk mjaftojnë. Armando Magllara tregon se zgjidhjen e ka gjetur tek të rinj nga qytete të tjera të cilëve iu ka ofruar strehim dhe paga më të larta.
Është e vështirë, por jo e pa mundur, shërbimet si kamerier, banakier u kanë kaluar pagat deri në 1000€ që është standard njëlloj si në perëndim, dhe në shtetet që kemi afër.
Ne kemi marre punëtore nga Tirana, Elbasani, Korça kështu që edhe këtë po e sistemojmë.
Ju bëj një thirrje të gjithë të rinjve shqiptare qe te vijnë të punësohen në fushën e hoteleri turizmit dhe do të kenë mbështetjen tonë absolute për t’u mësuar, specializuar dhe për të ecur përpara.”
Saranda sipas operatorëve turistikë këtë sezon parashikohet të presë 20 -30% më shumë vizitorë se sezonin e kaluar.