“Anëtarësimi në BE, jo i lehtë”, Pirdeni nga Italia: Shqipëria është transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme

schedule12:27 - 26 Maj, 2024

schedule 12:27 - 26 Maj, 2024

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni ka mbajtur fjaën e saj gjatë takimit me shqiptarët në Itali.

Ajo tha se anëtarësim i Shqipërisë në BE nuk është një proces i lehtë, ndërsa ka shtuar se Shqipëria është transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme. sakaq u drejtua shqiptarëve që jetojnë në Itali duke u thënë se “Sot ju po i jepni Italisë atë që Italia nuk e imagjinonte kurrë.”

“Italia ishte për brezin tim ajo dritare për në BE. Brezi ynë ishte i pari që në gjuhë të huaj mësuam italisht dhe jo anglisht. Përpos admirimit ne u rritëm me vetëdije që ky realitet ishte i largët nga ne. Sot prej 3 dekadash realiteti është shumë ndryshe. Gjatë kësaj dekade Shqipëria ka ndryshuar, na shohin me respekt dhe besim për rrugën që na pret para. Ky proces nuk është i thjeshtë dhe procesi që unë drejtoj do të jenë shtylla jonë e avancimit për anëtarësimin në BE. Ne e dimë që është një proces tejet i vështirtë, jemi thellësisht të bindur sikurse ju ngjitet një të përpjetë të jashtëzakonshëm. Ju falënderoj për këtë event të jashtëzakonshëm. Ju sot po i jepni Italisë atë që Italia nuk e imagjinonte kurrë që mund të merrte nga ju. Jem i të bindur qe dita ditës Shqipëria është për ju, për ne bashkë. Këtë gjithë bashkë ne mundemi të ecim përpara.”, tha ajo. /abcnews.al