“I ka mbaruar mandati, s’ka ligjshmëri”, Zelensky i përgjigjet Putinit: Nuk më shqetësojnë deklaratat e tij

schedule14:23 - 25 Maj, 2024

schedule 14:23 - 25 Maj, 2024

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i është përgjigjur deklaratës së Vladimir Putin se ai nuk është lideri i ligjshëm i Ukrainës.

Për mediat e huaja, Zelensky deklaroi se nuk është i shqetësuar nga fjalët e Putin pasi ukrainasit e dinë kushtetutën dhe i njohin ligjet e tyre.

“Ukrainasit e dinë Kushtetutën e tyre, ata i njohin ligjet dhe deklaratat e presidentit të paligjshëm të Federatës Ruse për paligjshmërinë e presidentit të Ukrainës, sinqerisht, janë të mërzitshme. Kushdo që di të lexojë ligjet do të nxjerrë përfundimin e vet nga fjalët e Putinit, të cilat sinqerisht nuk më shqetësojnë shumë,” tha Zelensky.

Putin e cilësoi dje homologun ukrainas si të paligjshëm pasi mandati i tij skadoi më 20 maj dhe vendi i shtyu zgjedhjet për shkak të luftës.

“Por me kë të negociohet? Kjo nuk është një pyetje kot… Sigurisht që ne e kuptojmë se legjitimiteti i kreut aktual të shtetit ka mbaruar,” u shpreh Putin./abnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!