Italia do të vazhdojë financimin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRËA) si pjesë e një pakete ndihme prej 35 milionë eurosh, tha sot ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani gjatë një takimi në Romë me kryeministrin palestinez Mohamed Mustafa.
Tajani saktësoi se pesë milionë euro do të miratohen për projektet e UNRWA-s, ndërsa 30 milionë euro të mbetura do të përdorën për iniciativën “Ushqim për Gazën”.
“Italia ka vendosur të vazhdojë financimin e disa projekteve”, tha ai.
/abcnews.al