Skandali në Austri/Komente fyese ndaj fëmijës së parë mysliman të 2018

schedule15:01 - 5 Janar, 2018

schedule 15:01 - 5 Janar, 2018

Fëmija i parë për 2018 në Austri është sjellë në jetë nga një nënë myslimane. Kjo ka bërë që ndaj vogëlushes Asel të vijnë shumë komente ofenduese dhe raciste nga qytetarë të shumtë në rrjete sociale.

Vogëlushjua Asel, e ardhur në jetë 47 minuta pas ndërrimit të viteve, është fëmija i parë i lindur për 2018 në Vjenë. Por në vend të urimeve, ajo është pritur me një valë deklaratash raciste, urrejtje dhe fyerjesh të llojeve të ndryshme vetëm sepse ajo është vajza e një çifti muslimanësh, Naime dhe Alper Tamga. Në fotografinë ritual në spital, të publikuar fillimisht nga mediat austriake, Asel mbahet në krahë nga e ëma, e cila është e mbuluar. Në profilet zyrtare rrjetet sociale të mediave lokale janë shfaqur komente raciste të shumta të mbushura me urrejtje.

“Shpresoj që të vdesë në djep”, shkruan një përson në komentin e tij në facebook. “Deportojeni menjëherë këtë feçe”, është një tjetër koment, i cili raportohet nga media amerikane Nju Jork Tajms. Madje në komente, vogëlushja Asel akuzohet se është një “terroriste e ardhshme”.

Shoqatat që veprojnë për mbrojtjen e emigrantëve dhe refugjatëve dhe për të drejtat në internet thonë se nuk kanë parë kurrë një gjë të tillë. Mes habisë dhe shqetësimit, operatorët që punojnë me emigrantët e huaj komentojnë mbi valën e urrejtjes drejtuar një të porsalinduri në Austri, vend i cili udhëheqet nga një qeveri e pabalancuar që anon nga e djathta ekstreme. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i filialit vienez të Karitasit, Klaus Shvertner bëri apel në facebook për mesazhe mbështetje për vogëlushen Asel. Kjo thirrje e tij është shpërndarë nga më shumë se 10 mijë persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!