E kryer, Hansi Flick bëhet trajneri më i ri i Barcelonës

schedule16:02 - 24 Maj, 2024

schedule 16:02 - 24 Maj, 2024

Xavi u shkarkua nga posti i trajnerit të Barcelonës, por katalanasit nuk humbën asnjë çast për të gjetur zëvendësuesin.

Pas disa ditësh në komunikim intensiv, Barcelona ka arritur totalisht akordin me ish-trajnerin e kombëtares gjermane dhe të Bayern Munich.

Marrëveshja është kompletuar, detajuar dhe aprovuar nga agjenti i teknikut për një kontratë 2 vjeçare.

Flick do të sjellë edhe dy asistentët e tij gjermanë, pjesë e stafit të tij./h.ll/abcnews.al