Lavrov: Armët perëndimore tashmë po godasin në Rusi

schedule14:19 - 24 Maj, 2024

schedule 14:19 - 24 Maj, 2024

Ushtria ukrainase tashmë po godet objektivat civile në Rusi duke përdorur armë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një konference për shtyp, siç raporton Tass.

Ndërhyrja e Lavrov vjen ndërsa në Shtëpinë e Bardhë po zhvillohet një debat nëse armët e furnizuara nga amerikanët për ukrainasit duhet të përdoren për të goditur Rusinë.

Në fillim të konfliktit, presidenti amerikan Joe Biden kishte vënë veton ndaj kësaj pike, por Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po bën presion që ajo të hiqet.

Javët e fundit, ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, deklaroi se i takon Kievit të vendosë nëse do të përdorte armët e furnizuara nga Kievi për të goditur objektivat në territorin rus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!