Aktorja franceze akuzon Roman Polanski për abuzim seksual

schedule11:05 - 9 Nëntor, 2019

schedule 11:05 - 9 Nëntor, 2019

Aktorja e filmit francez Valentine Monnier ka akuzuar regjisorin fitues të cmimit Oskar, Roman Polanski për abuzim ndaj saj kur ajo ishte vetëm 18 vjeç në një shtëpi pushimi ne Zvicër.

Ajo tregoi se i  frikësohej faktit se  regjisori mund ta vriste  pasi abuzoi me të.

Polanski është ende në kërkim në Amerikë pasi u deklarua fajtor për abuzimin ligjor të një nxënëseje 13-vjeçare në 1977 dhe më pas u largua nga vendi.

Zonja Monnier, e cila tani është 62 vjeç, tha: ‘Në 1975 unë u abuzova nga Roman Polanski. Nuk kam pasur asnjë lidhje me të, as personale  as profesionale.

‘Ndodhi cdo gjë pasi u kthyem në shtëpinë e tij në Gstaad, Zvicër.

‘Ai më goditi, më rrahu derisa u dorëzova dhe pastaj abuzoi me mua .

Zonja Monnier, e cila tani jeton në New York, tha se ajo më në fund po flet pas 44 vitësh.

Regjisori francez-polak arriti famën me filma si: ‘Rosemary’s Baby’, ‘Chinatown’ dhe ‘The Pianist’.

Polanski aktualisht jeton në Paris me gruan e tij Emmanuelle Seigner, e cila është 33 vjet më e vogël se ai dhe me dy fëmijët e tyre Morgane dhe Elvis.

Lajmi vjen dy muaj pasi Polanski fitoi çmimin e Jurisë së Madhe në Festivalin e Filmit në Venecia por kryesia e jurisë nuk ka pranuar ta urojë.

Polanski nuk shkoi në Venecia për të pranuar çmimin, pasi ai mund të ishte arrestuar, ekstraduar përsëri në SH.B.A. dhe të burgosej nën akuzën për abuzim. /abcnews.al