Fituesja e cmimit Oskarit Charlize Theron mori cmimin per kontributin e saj në karrierë në prezantimin e 33-të të Kinematikës Amerikane në Beverly Hills të premten.
Theron debutoi me fustan te zi dhe dukej mahnitese .
Ajo terhoqi vëmëndje dhe me modelin e flokëve nga stilisti njohur i flokëve Adir Abergel .
Në fjalimin e saj Theron theksoj se:’Njerëzit thonë gjëra të këndshme për mua por jo gjithmonë janë të drejta.Shumica e asaj që më ka ngjitur në skenë është fati dhe mirësia e të tjerëve. Po, kam punuar shumë. Por fati ishte një pjesë e madhe e kësaj dhe nuk do ta harroj kurrë këtë gjë.
“Unë jam e mbushur me mirënjohje për këtë natë, për të gjitha mundësitë e pabesueshme që kam pasur, për njerëzit që besuan në mua dhe për filmat që kam qënë pjesë. Jam e bindur do të mendoj për këtë mbrëmje të mahnitshme sa herë që kam një nga ato netët e errëta të shpirtit dhe kështu do të tërheq forcë prej saj që të ndihem mirë. Jam shumë mirënjohëse ‘:përfundoj fjalimin Theron.