Mot i paqëndrueshëm në fundjavë, si pritet të jenë temperaturat

schedule09:21 - 24 Maj, 2024

schedule 09:21 - 24 Maj, 2024

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë. Meteorologu Hakil Osmani thotë se e shtuna do të mbizotërohet nga vranësirat por do të jenë prezente edhe reshjet e shiut. Herë pas here do të ketë edhe rrebeshe. Edhe e diela do të jetë e paqëndrueshme ndërsa pritet që të ketë rënie temperaturash, me maksimume 27 gradë.

“Fundjava sjell mot të paqëndrueshëm, duke bërë që të kemi vranësira të dendura përgjatë të shtunës dhe të dielës, duke bërë që e shtuna, në pjesën e dytë të saj, duke bërë që dita e shtunë në pjesën e dytë të saj të sjellë zhvillim të tyre dhe do të kemi prezente edhe reshje shiu. Herë pas here, reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat lindore dhe veriore. Zonat qendrore dhe jugore do t’i kenë reshjet në sasi më të pakta. Sa i përket temperaturave të ajrit, dita e shtunë do të sjellë rritje të tyre, duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë edhe në vlerën 29 gradë celcius. E diela do të sjellë rënie të temperaturave të ajrit, maksimumet të jenë rreth vlerës 27 gradë por po ashtu vranësirat e dendura do të jenë mbizotëruese që në orët e para të mëngjesit, duke bërë që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu.”, theksoi Osmani.

Edhe rajoni do të jetë në kushte të paqëndrueshme të motit.

“Do të kemi mot të paqëndrueshëm, vranësira të dendura që do të jenë dominante që në orët e  mesditës në Kosovë dhe MV, duke bërë që të shtunën reshjet e shiut të jenë prezente në pjesën e dytë të ditës. Herë pas here edhe në formën e rrebesheve në Kosovë dhe MV ndërsa të dielën pritet që rrebeshet e shiut të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit dhe më të fokusuara përgjatë kufirit me territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të kenë një rritje të shtunën, duke bërë që maksimumet në Kosovë të jenë 25 gradë dhe 26 për MV, por e diela për të dyja vendet do të sjellë rënie me 2-3 gradë celcius në orët e mesditës.”, shtoi meteorologu./abcnews.al