Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Një nga faqet më të errëta”, ministri Hasani: Shqipëria mbështeti rezolutën për Srebrenicën

schedule19:41 - 23 Maj, 2024

schedule 19:41 - 23 Maj, 2024

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pasi asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e gjenocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë.

Hasani shprehet se çdo vit 11 korriku do të jetë dita ku do të nderohen viktimat dhe do të mbështeten të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo,

“Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen. Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës. #MosharroSrebrenicën”, shkruan më tej ministri Hasani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!