Numri i njerëzve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga fillimi i luftës është rritur në të paktën 35,800.
Në 24 orët e fundit është raportuar për 91 viktima të tjera, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë së Gazës, shkruan Al Jazeera.
80,011 persona të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori. Ndërsa mijëra të tjerë janë të zhdukur nën rrënoja dhe supozohet se janë vrarë./abcnews.al