Në një deklaratë sot, Kremlini tha se presidenti Vladimir Putin nuk ka pasur asnjë kontakt me Donald Trump, pasi ish-presidenti amerikan tha se do të përdorte lidhjet e tij me Putinin për të liruar gazetarin e Ëall Street Journal, Evan Gershkovich.
Trump shkroi në platformën e mediave sociale Truth Social se kjo do të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, në të cilat ai pretendon s do të mundë Presidentin Joe Biden dhe do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Ai nuk përmendi asnjë kontakt me Putinin.
“Sigurisht që Putin nuk kishte asnjë kontakt me Donald Trump,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Kontaktet në lidhje me të burgosurit duhet të kryhen absolutisht në fshehtësi dhe me maturi absolute, theksoi Peskov.
“Kjo është mënyra e vetme për të qenë efektiv,” shtoi ai.
Evan Gershkovich u arrestua marsin e kaluar në Rusi me akuza për spiunazh, të cilat ai, gazeta dhe administrata Biden i kanë mohuar vazhdimisht.
Ai ka kaluar më shumë se një vit në një burg në Moskë dhe nuk është caktuar ndonjë datë për gjykimin e tij.
/abcnews.al