Të paktën 6persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një skenë u shemb në një tubim të fushatës zgjedhore në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës.
Incidenti ndodhi ndërsa kandidati presidencial i qendrës së majtë Jorge Alvarez Maynez po mbante një fjalim në qytetin e San Pedro Garza Garcia, pranë Monterrey-t.
Maynez tha se era e fortë shkaktoi shembjen e skenës. Në një postim në X, ai tha se disa anëtarë të ekipit të tij ishin lënduar gjithashtu nga shembja.
BREAKING: Stage collapses during political rally in northeast Mexico. At least 4 dead, many injured pic.twitter.com/9Aik66gdyv
— BNO News (@BNONews) May 23, 2024
Guvernatori i shtetit, Samuel Garcia u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda për shkak të stuhive dhe erërave të forta.
“Nëse mundeni, shmangni daljet sepse ka stuhi dhe erëra atipike. Do t’ju mbaj të informuar”, ka shkruar ai në X.
Maynez është kandidati i partisë Lëvizja Qytetare dhe aktualisht është në vendin e tretë në sondazhet kombëtare./abcnews.al