Nga studio e Provokacijas së Mustafa Nanos, Ylli Rakipi sulmoi kryedemokratin Lulzim Basha se bëri gabim që bojkotoi Parlamentin, pasi në luftën kundër regjimit duhet t’i shkosh deri në fund, ndërsa Basha theksoi ai e ktheu grigjën në mes të rrugës.
“Opozita ka bërë gabim që bojkotoi dhe që nuk hyri në zgjedhje. Procesin që nisi duhej ta çonte deri në fund. Opozita zgjodhi një rrugë përplasjeje me regjimin. Në mes të rrugës kreu i opozitës e mori grigjën (jo Gridën) dhe e ktheu në kahun e kundërt. Një regjim autoritar është edhe Rusia, por edhe ata që iu kundërvunë Putinit është edhe nëpër burgje. Erdogani është njeri autoritar por opozita mori pjesën dërrmuese të pushtetit lokal pas luftës që bëri.
Kur nisesh në një proces ose shkon deri në fund ose jep dorëheqjen. Mund të shkosh edhe në burg mo. Kryetari i opozitës edhe mund të vritet mo kundër një regjimi. Nuk tërhiqet dhe kreu i opozitës dhe opozita më pas ka bërë gabim fatal. Nuk duhej të ishte tërhequr”.
Sipas tij nëse do të ishte Berisha në krye të PD-së, nuk do të ishte tërhequr.
“Pse kur ty të vjen një i dërguar i SHBA dhe të thotë do t’jua quajmë kështu do t’ju quajmë ashtu dhe ti duhet të tërhiqesh?
Po të ishte Berisha do ti shkonte deri në fund. E sheh çfarë po ndodh, të gjitha të ashtuquajturat reforma po i bën opozita e re. Është një opozitë që nuk ekziston. Ti ke dalë nga sistemi dhe pastaj po përpiqesh të hysh në sistem me lëvizje duke takuar pesë studentë sot dhe pesë studentë nesër. Jo unë dhe ti Muçi, por njerëzit që po ikin”. /abcnews.al