Minxhozi: Efektivë të lidhur me krimin, duhet një goditje shembullore. Daci: 90 për qind e strukturës drejtuese të policisë duhet ndryshuar!

schedule21:15 - 22 Maj, 2024

schedule 21:15 - 22 Maj, 2024

Në emisionin “Real Story”, analisti Skënder Minxhozi dhe juristi Jordan Daci, folën për aksionet e SPAK, situatën politike në vend si edhe për përfshirjen e policisë në grupet kriminale.

Gjatë kësaj interviste, Minxhozi vlerësoi punën e SPAK, duke thënë se përfshirja e drejtuesve të strukturave të policisë me grupe kriminale është një situatën alarmante

Ndërkohë juristi Jordan Daci, tha se duhet me patjetër që të bëhet një ndërhyrje në strukturën drejtuese të policisë, duke shtuar se 90 përqind e tyre duhet të ndryshohen.

Po ashtu Daci u ndal edhe tek një tjetër problematikë me të cilën sipas tij po përballet drejtësia, duke thënë se sistemi ka nevojë urgjentë për prokurorë dhe gjyqtarë.

Pjesë nga intervista në studio:

Minzhozi: Duket që ka një kërkesë që të ketë një zgjatje të mandatit. Kur kjo strukturë ka bërë këtë rrugë, është me vend që te ketë pyetje a keni një objeksion politik? Vetë Dumani u përgjigj shkurt duke thënë nuk kemi nevojë. Kur të mbarojë mandati i këtij drejtuesi të SPAK mbetet të shihet, sepse 3 vite nuk janë pak, por edhe nuk janë shumë. “Partia e zotit Xhafa”, Rama i pari, Rama ka bërë akuza më të rënda ndaj SPAK. Ka thënë ‘republika e prokurorëve’, mos i dënoni kot. Këto objeksioni i ka paraqit Rama.

Daci: Rama është vetë aktiv, nuk besoj se ka nevojë t’i japë dikujt fjalën. Por duhet të kemi parasysh se duhet të ndryshojmë të gjithë strukturën drejtuese të policisë, thuasje 90 për qind, dhe tjetra kemi përball stokun që po nxjerr jashtë loje të gjitha prokuroritë e tjera. Nuk ke ku të vendosësh çantën. Ka 4-5 që është dhënë alarmi për të plotësuar vakumet. Por nëse nesër marrim 70 % ku do të vendosen, nuk ka zyra, ndërsa dosjet janë 2500. Magjistratura këtë vit është shkatërruar. Sistemi ka nevojë urgjente për gjyqtarë dhe prokurorë. Të vetmen mundësi shoh; duhet të hapim rrugën në gjyqësor që çështje që dënohen deri në 5 vite, të futen nga jashtë, qoftë edhe për një periudhë të përkohshme. Padyshim që ka vend për reformë tjetër, por duhet të pranojnë problemin më parë.

Minxhozi: Të mos harrojmë që kur flitet për policinë janë lista të gjata emrash që kohë pas kohe rifreskohen. Nëse kreu i SPAK thotë që situata është ulëritëse, kjo kërkon një listë të gjatë të gjithë krerëve të policisë që janë identifikuar me lidhje kriminale të ketë një goditje shembullore. Pra nuk mund të mjaftohen vetëm një shkarkim. Dhe tjetra; kur në çdo fushatë elektorale, në kohën e zgjedhjeve e dimë se çfarë bëjnë partitë, bëhet nami me lloj-lloj organizimesh, të merren të gjitha faturat e fushatës dhe të shikohen.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!