Selia e Republikanëve në Uashington DC e cila u izolua këtë të mërkurë, pasi u raportua për një pako të dyshimtë, tashmë i është rikthyer normalitetit.
Pakoja e dyshimtë u sekuestrua tha Policia e Kapitolit për NBC News, përmbante dy shishe gjaku, një Bibël koreane dhe akull.
Nuk pati raportime për të lënduar, ndërsa theksohet se hetimet vijojnë lidhur me këtë ngjarje.
/abcnews.al/