Forumi botëror i Edukimit në Londër/ Manastirliu: Ndjekim praktikat më të mira botërore për teknologjinë në shkolla

schedule15:39 - 22 Maj, 2024

schedule 15:39 - 22 Maj, 2024

E ardhmja e politikave arsimore ishin në fokus të forumit botëror të Edukimit që u zhvillua në Londër. Teksa mori pjesë në këtë forum, i cili bëri bashkë 100 ministra të arsimit nga e gjithë bota, Ministrja Ogerta Manastirliu solli përvojën shqiptare dhe reformat e ndërmarra për përmirësimin e sistemit arsimor në vend.

Theksova reformat që Ministria e Arsimit dhe Sportit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë për sa i përket përmirësimit të sistemit arsimor. Duke nisur nga Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve që tashmë ka filluar dhe ku po trajnohen më shumë se 4000 mësues të shkencave, matematikës, të teknologjisë dhe informacionit.

Ministrja ka vënë theksin te përfshirjen e teknologjisë dhe pajisja e shkollave në vend me labororatorë të inteligjencës artificiale.

Theksova punën që ka nisur për modernizimin e kornizës kurrikulare për ta përfshirë teknologjinë e informacionit si pjesë të gjithë lëndëve, por nga ana tjetër edhe për çfarë Shqipëria po bën në kuadër të zgjerimit të SmartLab-eve me programin e kodimit që në klasë të parë që ne presim që ta shtrijmë edhe ne 200 shkolla brenda këtij viti dhe deri në vitin 2026 për të përfshirë të gjitha shkollat në rang vendi.

Sipas ministers pjesëmarrja e në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar nënvizon angazhimin e Shqipërisë për të ndjekur praktikat më të mira globale dhe për të avancuar në fushën e arsimit përmes inovacionit dhe teknologjisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!